Gazetarët e mirënjohur gjermanë reagojnë sërish: Edi Rama telefonon gazetarët dhe përpiqet t'i mbytë e kërcënojë për...

Saturday, 28 September 2024 13:44
 

Disa ditë më parë media e njohur gjermane, “der Spiegel” boti një artikull të gjatë, ku i bënte një skaner të detajuar pushteti mafioz të Edi Ramës dhe narkoshtetit të drejtuar nga kryeministri që ‘blen’ mbështjetjen ndërkombëtare me para korrupsioni dhe krimi.

 

Në artikull gazetari i mirënjohur gjerman dhe europian, Mathieu von Rohr ka shpejeguar se Edi Rama i kishte marrë në telefon gazetarët për t’i intimiduar dhe t’u bëjë presion që të mos botojnë artikullin, praktikë kjo e njohur nga kryeministri shqiptar, gjë të cilën e ka bërë më gazetarët e Rai3, Kathimerini, BILD etj.

Në një postim të djeshëm në rrjetin social X gazetari gjerman, von Rohr, ka ripërsëritur edhe njëherë kërcënimet e Ramës duke ripostuar në rrjët edhe linkun e shkrimint.

Image

Menjherë ka reaguar edhe gazetari tjetër i mirënjohur gjerman, Michael Martens, i gazetës së madhe Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe median tjetër FAZ, i cili ka mbështetur qëndrimin e kolegut të tij gjerman dhe ka shtuar se ky është një stil i njohur i Edi Ramës, ku kërcënon gazetarë të mos kritikojnë qeverinë e tij dhe mos zbulujonë lidhje e saj me krimin e mafien.

Porstimi i gazetarit të DER SPIEGEL:

Lideri shqiptar Edi Rama një i dashur i Evropës pavarësisht korrupsionit në shtëpi

 “Kur u përball me DER SPIEGEL, Edi Rama telefonoi vonë një natë dhe u përpoq të ndikojë në raportin tonë”

Reagimi i gazetarit tjetër, Michael Martens, i cili është edhe njohës i çështjeve të Ballkanit.:

Ky është një rast tipik i Edi Ramës, siç e kanë përjetuar shumë gazetarë: ai telefonon drejtpërdrejt gazetarët dhe përpiqet t'i mbytë nën një valë kërcënimesh. Nëse ai nuk mund t'ju blejë, ai të paktën dëshiron t'ju ofendojë.

Kujtojmë se kohë më parë, Martens e ka cilësuar Edi Ramën si kryeministrin më të mirë të Serbisë kohëve të fundit, duke e krahasur atë me Pashiçin, kjo për shkak të sulmeve të vazhdueshme që kryeministri i ka bërë Kosovës dhe Albin Kurtit.

Image

Login to post comments