Lideri i opozitës Sali Berisha, thotë se Rama për të grabitur mandatin, si model të tij ka diktatorin tunizian, Sajed.
Përmes burgosjes së udhëheqësve opozitarë, Sajedi arrin të fitojë mandatin, një shembull, që sipas Berishës ndiqet edhe nga Rama në vendin tonë.
Sipas kryedemokratit Berisha, kjo është një betejë për ekzistencën e lirisë, e dinjitetit, e opozitës, e rotacionit të pushtetit e fitores.
Miqtë e mi, pasnesër në Tunizinë e Sajedit, në Tunizinë e Edi Ramës, votohet. Por si votohet do thoni ju?
Të dashur miq, në Tunizi votohet njëlloj si në Shqipëri. Diktatori Sajed për të marrë mandatin ka burgosur liderin e opozitës së partisë kryesore.
Diktatori Sajed, për të marrë mandatin, njëlloj si Sajedi i Tiranës, ka përndjekur politikisht liderin e partisë së dytë opozitare. Diktatori Sajedi i Tunizisë, njëlloj si Sajedi i Tiranës, burgosi dy ditë më parë edhe liderin e partisë së fundit të vogël opoziare.
Ja pra, se si Sajedi i Tunizisë, njëlloj si Sajedi i Tiranës kërkon të marrë mandatin, duke burgosur, arrestuar kundërshtarët e tij politikë.
Miqtë e mi, kjo është një betejë pra për ekzistencën e lirisë, e dinjitetit, e opozitës, e rotacionit të pushtetit, e fitores.