Lideri i opozitës, Sali Berisha në ditën e 277 të tubimit qytetar i dërgoi një mesazh Ramës.
“Harroje Edi Rama, se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me patronazhistët e tu, terroristë të saj.
Se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me vrasësit serialë, me bandat e drogës dhe krimit, familjet mafioze”, u shpreh Berisha ndër të tjera.
I them Edi Ramës, harroje se mund të luash më, kurrë, me votën e shqiptarëve.
Harroje Edi Rama, se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me patronazhistët e tu, terroristë të saj.
Se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me vrasësit serialë, me bandat e drogës dhe krimit, familjet mafioze. Se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me shtetin tënd elektoral narkoshtet.
Se mund të ekzekutosh me votën e shqiptarëve duke derdhur qindra e miliona narkoeuro për të blerë atë.
Edi Rama kjo betejë është për jetën ose vdekjen e votës së lirë, dhe ne kurrë nuk dorëzohemi!
Edi Rama, dije mirë se fillon të hënën, por nuk ndalet kurrë gjer në rikthimin e votës së lirë.
Ky është mision i shenjtë, ky është mision njerëzor, ky është mision demokratik, ky është mision kushtetues, ky është mision kombëtar.
Ne do i dalim Zot!