'Jemi të vendosur'/ Gjekmarkaj: Dhuna më e madhe është ajo ndaj opozitës

E mërkurë, 09 October 2024 19:33
 

Drejtuesi politik i Qarkut të Lezhës dhe njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, Agron Gjerkmarkaj, theksoi se dhuna më e madhe që po bëhet në Shqipëri është ajo ndaj opozitës.

Në një intervistë në News24, Gjekmarkaj tha se opozita do të vijojë aksionin e saj në Kuvend, por rikonfirmoi se deputetët demokratë nuk kanë ndërmend të bojkotojnë atë që e cilësoi si hapësirë demokratike.

Gjithashtu Gjekmarkaj u shpreh se mazhoranca ka marrë peng rregulloren e Kuvendit dhe po përjashton pa asnjë bazë deputetët e opozitës, pasi ky është modeli që kjo mazhorancë kërkon, të mos ketë opozitë përballë.

Gjekmarkaj: Ne nuk jemi qenie mitologjike, jemi njerëz mëse të zakonshëm, por jemi të vendosur të qëndrojmë dhe t’i shkojmë deri në fund aksionit tonë opozitar.

Ne nuk do të lemë bosh për asnjë çast hapësirën demokratike që ta uzurpojnë ata që kanë uzurpuar demokracinë shqiptare.

Edi Rama do na ketë përballë, shqiptarët do na ndjekin dhe besojmë se do të kemi një pranverë siç e meriton ky komb.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...