Berisha: Injoranti Edi Rama e ka shpallur veten kryetar i Këshillit Shkencor. As diktatori Kim Jong Un se ka bërë këtë

E Enjte, 10 October 2024 13:59
 

Lideri i opozitës Sali Berisha ka ironizuar vendimin e fundit të kryeministrit Edi Rama për ta shpallur veten Kryetar i Këshillit Shkencor të Republikës.

‘Injoranti Edi Rama e ka shpallur veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës. As diktatori Kim Jong Un se ka bërë këtë’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Së fundi të dashur miq, ka sjellë dhe ligjin e fundit për ti dhënë goditjen vdekësore universiteteve të vendit.

Ka sjellë ligjin me të cilin shpall veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës.

Një injorant, një njeri i cili sikur qoftë edhe një nanogram mend të kishte, një vendim të tillë nuk mund ta mirrte kurrë.

Shkenca është e atyre që bëjnë shkencën dhe jo e injorantëve dhe hajdutëve.               

Mirëpo miqtë mi, me këtë ligj, me këtë vendim ai i ka dhënë një goditje fatale universiteteve të vendit, për të cilët liria akademike, nënkupton lirinë e kërkimit shkencor. Është jetike, sa është ajri për zogjtë që fluturojnë.

Në këshillin kombëtar të shkencës, më në krye kryeinjorantin e shkencës, Edi Rama, Lubi Balluku ka tre përfaqësues, përveç vetes dhe dy të tjerë.

Në këtë këshill, korba e korrupsionit Manasterliu, ka tre përfaqësues. Kurse universitete publike të vendit kanë gjithsej 3 përfaqësues.

Kanë gjithësej për shkencën ato të cilat kanë trupat akademike, kanë talentet, kanë studiuesit, ato barazohen të gjithë së bashku me aq sa ka Lubi Balluku, me aq sa ka Korba e covidit dhe ndonjë tjetër.

Miq!

Nuk kanë ekzistuar kurrë në diktaturën moniste të Enver Hoxhës, përqendrime të tilla të pushtetit në duart e një njeriu. Kurrë, kurrë.

Etja e tij për pushtet, është e pakufishme sot.

Duhet ta ndalim, është radha jonë.

Unë ju betohem se as Kim Jong Un i Koresë së Veriut, nuk është kryetar i Këshillit Kombëtar shkencor të Koresë.

Se as Kim Jong Un, diktatori mizor nuk firmos për çdo ndërtim në vendin e tij.

Se as Kim Jong Un, diktatori barbar nuk është kryetar i këshillit të ujërave të Koresë.

Çfarë ndodh me ne miq, bien këmbanët, çdo ditë që kalon është poshtërim për shqiparët.

Çdo ditë që kalon duhet të jemi në betejë, në betejë, në betejë.

Është radha jonë, është radha jonë, është rradha jonë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...