Ish-deputeti i Ramës në pranga/ Jurgis Çyrbja u arrestua bashkë me një person! Në kërkim një tjetër

Diel, 20 October 2024 21:42
 

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të PS në Durrës Jurgis Çyrbja.

Sipas burimeve të SYRI-t, gazetari Fatjon Gjinaj njofton se Çyrbja rezulton të jetë i përfshirë në përgjimet e SKY në lidhje me bandat kriminale dhe zgjedhjet dhe se bashkë me të është arrestuar edhe Ahmet Masha.

Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
 

Ish-deputeti i PS, u vu në pranga pak ditë pasi dorëzoi mandatin i cili u zëvendësua nga KQZ dhe u mor i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”, për një çështje në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit, e denoncuar nga ish-drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Durrësit, Edi Paloka në zgjedhjet e vitit 2021.

Burime bëjnë me dije se socialisti dyshohet se ka qenë edhe përdorues i aplikacionit SKY ECC dhe se ka pasur aty komunikime me personazhe të botës së krimit në Durrës.

Ndërkohë, në një njoftim zyrtar për mediat, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur akuzat ndaj tij.

Sipas SPAK, Çyrbja akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Mësohet se ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ka caktuar masen e sigurimit “arrest në burg”.

Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit arrest në burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Çyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje’, thuhet në njoftimin e SPAK.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...