‘Si Arbër Lleshi në Vjenë dhe Ferzileta Gjika në Nju Jork’/ Berisha: U tregoni vendin narko-politikanëve që ju përzunë

Diel, 20 October 2024 21:45
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ditën e 293-të të protestës maratonë te ‘rruga e Shpresës’  tha se, Erion Veliaj vjedh dhe është i përfshirë në krimin e vdekjes së Ardit Gjoklajt, një i ri që punonte në landfillin e Sharrës. Berisha në protestën maratonë ka lavdëruar të rinjtë që protestuan kundër Veliajt, ku e ka cilësuar atë si përgjegjës për fshehjen e krimit, duke kërkuar drejtësi për Gjoklajn.

Kryedemokrati, Sali Berisha i është drejtuar me tone të ashpra Erion Veliajt dhe Edi Ramës për zhdukjen e 132 milionë eurosh lidhur me projektin e inceneratorit të Tiranës.

Berisha ka falenderuar të rinjtë që protestuan kundër Veliajt dhe policisë bashkiake, duke i cilësuar si përfaqësues të qytetarëve të Tiranës dhe rinisë shqiptare. Berisha akuzon Veliajn për korrupsion masiv, duke përfituar fonde publike për pasuri personale, dhe e cilëson atë si “hajdutin më të madh”. Kryetari i PD, Sali Berisha i inkurajoi të rinjtë të vazhdojnë betejën për drejtësi dhe transparencë.

Kryedemokrati, Sali Berisha në fjalimin  e mbajtur gjatë protestës së qytetarëve ka  përshëndetur Arbër Lleshin, një qytetar që e ka përballur publikisht Taulant Ballën në Vjenë, duke e akuzuar si “narko-kriminel” dhe për lidhje me banda kriminale. Berisha e cilëson Ballën si përfaqësues të krimit në politikën shqiptare, duke e lidhur me afera si Toyota Yaris dhe kalime të dyshimta kufitare me pasaporta diplomatike. Sipas Berishës, Balla është i përfshirë në mbrojtje të bandave dhe ka përdorur sistemin gjyqësor për të mbyllur dosjet e tij kriminale.

Berisha, i është drejtuar diasporës shqiptare, duke akuzuar qeverinë aktuale dhe politikanët e lidhur me krimin për zbrazjen e Shqipërisë, duke thënë se 34% e popullsisë është larguar në 8 vite. Berisha i quan këta politikanë “narko-politikanë” dhe “armiq të Shqipërisë”, që kanë boshatisur vendin më shumë se çdo pushtim në histori. Berisha ftoi diasporën dhe mbarë shqiptarët t’ju “tregojnë vendin” politikanëve që kanë përzënë shqiptarët nga atdheu, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve publike.

Lideri demokrat, Sali Berisha bëri thirrje për mosbindje civile, si edhe ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike, duke përfunduar me thirrjen për fitore.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të thellë, më të pakufijshme ndaj jush qendrestarë dhe qendrestare, mbrojtës të pamposhtur të kauzës së drejtë, misionarë të vërtetë të lirisë, dinjitetit të shqiptarëve, interesit të tyre kombëtar.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë.

Unë sot dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata të rinj dhe të reja që ia nxinë faqen para Shqipërisë dhe mbarë botës, Erion Vjedhësit në ditën e aktivitetit kombëtar, maratonës.

Garantoj maratonomakët se protesta e të rinjve të Tiranës nuk kishte asgjë tjetër, përveç ndjenjave mikpritëse ndaj tyre, por nuk mund të mos u tregonte atyre se ai që organizonte protestën, ai është një armik i egër i jetës së të rinjve shqiptarë.

Ai është një mafioz që murosi në fushën e Sharrës një të ri, Ardit Gjoklajn, i cili punonte aty për të siguruar disa para për të blerë librat dhe për t’u përgatitur për vitin shkollor.

Erion Veliaj, në këtë jetë dhe në atë jetë, shpirti i Ardit Gjoklajt kërkon drejtësi, dhe ti tentove të fshehësh krimin, je dy herë vrasës i tij.

Të rinjtë dhe të rejat sot, që dolën në korsi dhe u përballën me rrugeçër me uniformë, me narko-policë të bashkisë, përfaqësuan mbarë qytetarinë e Tiranës, përfaqësuan mbarë rininë shqiptare, sepse organizatori mafioz i maratonës është njeriu që së bashku me Edi Ramën ka zhdukur 132 milionë euro me djegësin e Tiranës pa nam, pa nishan.

Dhe ky hajdut i tmerrshëm organizon i eventin ndërkombëtare për të zbardhur faqen e tij të zezë.

Të rinjtë u treguan mediave shqiptare dhe mbarë botës se Erion Veliaj është hajduti më i madh, që jo vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, por edhe qyteti i ndonjë vendi tjetër në Europë ka para ndonjë herë.

132 milionë euro të zhdukura bashkë me Edi Ramën.

Të rinjtë sot përfaqësuan qytetarinë e Tiranës, rininë e Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë, sepse protestuan ndaj një faqeziu që instaloi në Bashkinë e Tiranës modelin e vjedhjes 100% të fondeve të shndërrimit të taksave të qytetarëve të Tiranës dhe të taksave të qytetarëve shqiptarë në hotele 25 katëshe, vila, charter, ahengje, pasuri të fshehura, etj.

Të rinjtë që protestuan sot në rrugët e Tiranës, përfaqësonin të vërtetën, të vërtetën që mbron çdo njeri i qytetëruar. Damkosën një hajdut që iu thotë qytetarëve të tij se ka mbjellë 1 milionë pemë në kryeqytet, vetëm e vetëm për të vjedhur faturën e 1 milionë fidanëve të pablera, por të mbjella sipas tij.

Të rinjtë që protestuan sot para mediave të të gjithë botës dhe maratonistëve, u treguan atyre se ky hajdut i zhveshur nga çdo normë morale mashtron për të vjedhur sikur ka bërë një fidan pishe me 6800 euro. Pra, sa pensionet e 60 pensionistëve, vetëm e vetëm për të mbushur valixhet e tij me para të vjedhura.

Ky nuk ka të ngopur!

Se ky soj hajduti burgos në vend të vetes së tij të tjerë, sepse ka korruptuar kolgët e tij në Skapin e partisë, këta mercenarë amoralë, hajdutë dhe kriminelë që arrestojnë bedena për autorët e vet të krimit.

Pra, ju përshëndes edhe njëherë përzemërisht të dashur të reja dhe të rinj dhe ju ftoj ta vazhdoni këtë betejë gjer në fitore.

Fitorja juaj është fitorja e Shqipërisë.

Të dashur miq, sot dua të përshëndesim në emër tuaj por edhe të mbarë qytetarëve opozitarë qytetarin, Arbër Lleshi, i cili në Vjenë ia nxorri fytyrën siç e kishte narko-kriminelit, Taulant Balla.

I cili i tha në emër të shqiptarëve të ndershëm se ti je një bandit, se ti Taulant Balla nuk je gjë tjetër, vetëm një ushtar mjeran në politikë i shpifësve më mafiozë të Shqipërisë.

Ti je përfaqësues i bandave të Elbasanit, të Shkodrës, të Fushë-Krujës, Lushnjës. Ti Taulant Balla, çdo shqiptar të njeh si eksponent kryesor të krimit në politikë. Si njeri që ke bërë kalime me pasaportë diplomatike 54 herë të Edmond Begos.

Si eksponent kryesor i aferës Toyota Yaris. Si ushtar i Bajrëve, Rrajave.

Nuk ke ti fytyrë, nuk ke nder, nuk ke dinjitet!

Ti je turp, mor!

Si mund të shkosh ti tek shqiptarët të kërkosh votë?

Arbër Lleshi sot ishte njëri prej nesh, përfaqësoi aty qindra e mijëra shqiptarë, të cilët nuk mund të duronin një narko-politikan i akuzuar për porosi të vrasjeve, i akuzuar si tendermen i bandave, por që mbrohet nga Dumani, si Nuredini, ashtu dhe Altini.

Nuredini rrëfen se revolen tek Manhasët nuk e dërgoi Balla, paçka se ata për atë revole të futur diku në oborr u burgosën pa asnjë faj për një vit rresht. Kurse Altini mbyll çdo dosje të tij, sepse Altini është më i poshtër se Nuredini.

Nuredini ka bërë rrëfim të paktën, një pjesë të krimeve.

Qytetarë dhe qytetare kudo që jeni në Shqipëri dhe në çdo vend, në çdo qytet dhe kryeqytet të Europës dhe të botës u tregoni vendin këtyre armiqëve të egër të Shqipërisë që ju përzunë ju nga vendi. U tregoni vendin këtyre narko-politikanëve, që në 8 vite përzunë nga Shqipëria 34% të shqiptarëve.

E zbrazën dhe boshatisën Shqipërinë më shumë se çdo pushtim tjetër në tërë historinë e saj.

Atje ku ju jetoni, të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë, qytetarët votojnë të lirë, vota e tyre numërohet dhe peshon, drejtësia nuk përdoret si vegël plitike në duart e kriminelëve në qeveri.

Pasuritë publike, fondet publike shndërrohen në mirësi për qytetarët, dhe jo në parajsë për hajdutët qeveritarë. Drejtimi pra, atje është krejt tjetër. Rrugët në vendet tuaja ndërtohen me kosto 10 herë më të ulët se në Shqipëri.

Nuk ndodh kurrë në ato vende që qytetari të paguajë për turistin 240 euro nga taksat që paguan shteti, kurse turisti të paguajë me taksat e qytetarit 4 euro për frymë.

Ky është një shfrytëzim më i egër se çdo shfrytëzim kolonial. Dhe këtu turistët, jo se vijnë për të shfrytëzuar, por se shpenzimet e tyre i vjedhin qytetarët, i vjedhin narko-trafikantët, i vjedhin oligarkët, nuk vijnë tek qyytetarët.

Të dashur miq, kudo që jeni, ju dërgoni mesazhe, ju dërgoni letra, ju telefononi vëllezërve, motrave, miqve, shokëve tuaj në emigracion, diasporë dhe kudo që janë të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre hsitorik.

T’ua përplasin në sy njëlloj siç bëri Arbër Lleshi në Vjenë, siç bëri Fevzinete Gjika në Nju Jork.

Merrjuani fytyrën këtyre të pafytyrëve që gënjejnë në çdo gjë, që mashtrojnë çdo gjë, që vjedhin çdo gjë.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!

Mosbindje civile, qeveri teknike.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...