Kreu i PD, Sali Berisha i ftuar në emisionin A Show në SYRI TV moderatorin Adi Krasta është shprehur se me Rama do të ketë vetëm betejë.
Berisha ka theksuar se aktet e djeshme Rama i ka më qëllim të dyfishtë, i paru për të shfryrë dufin me Ilir Metën dhe së dyti për të mbjellë frikë në të gjithë vendin.
Fjala:
Betejë, betejë dhe vetëm betejë. Diktaturës nuk i ulet koka.
Meqë jam në këtë moment kam një thirrje për të gjithë intelektualët, kjo thirrje shkon për ata për një arsye, sepse pa diskutim ata janë dija e kombit. Por nuk duhet të harrojmë kurrë që konformizmi i tyre me të keqen me regjimin është armiku i tyre me i madh
Sot çdo qytetar në këtë beteje ka vetëm një armë dhe kjo armë është guximi i tij.
Sot janë aktuale fjalët e Papa Gjon Palit 2 “ Mos ki frikë” me të cilët frymëzoi miliona luftëtar anti komunist të ngrihen kundër diktaturave.
Aktet e djeshme Rama i ka më qëllim të dyfishtë, i paru për të shfryrë dufin me Ilir Metën dhe së dyti për të mbjellë frikë në të gjithë vendin, por kujtoj fjalët e Papa Gjon Palit- Mos keni frikë- dhe kjo është absolutisht rruga për tu çliruar nga ky regjim bandi, jam i bindur që kjo diktaturë nuk ka të ardhme.
Faleminderit.