Dokumentat do i bëj publike’/ Berisha: SPAK, organizatë kriminale në duart e Ramës për t’i garantuar mandatin e katërt

Tuesday, 22 October 2024 23:32
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha bëri një tjetër denoncim të fortë në lidhje me përdorimin e SPAK nga ana e kryeministrit Edi Rama, për t’i siguruar këtij të fundit mandatin e katërt.

Në lidhje direkte për A Show në SYRI TV, Berisha tha se ‘SPAK është një vegël e marrë peng në duart e Edi Ramës dhe përbëhet nga grupe të organizuara kriminale dhe këtë e them me dokumenta të pakundërshtueshme zyrtare’.

Berisha u bëri thirrje edhe disa gazetarëve që të mos keqpërdoren nga SPAK pasi ajo është një organizatë kriminale.

Intervista në studio:

Krasta: Cilat janë pasojat e këtyre vendimeve kaq bërtitëse të dallueshme teatrale gjithashtu të SPAK në Shqipëri?

Berisha: SPAK është një vegël e marrë peng në duart e Edi Ramës, përbëhet nga grupe të organizuara kriminale dhe këtë e them me dokumenta të pakundërshtueshme zyrtare të cilat unë i disponoj dhe në momentin e duhur do t’i bëj publike për qytetarët shqiptarë. Pra është në vegël e verbër në duart e Edi Ramës që bën gjithçka për të garantuar mandatin e katërt të Edi Ramës me urdhrat e tij. Shkel çdo ligj çdo standard. Ju e patë. Ndaj Ilir Metës me urdhër të Edi Ramës u lëshua urdhër-arrestim si person nën hetim. Po përse si person në hetim? Sepse nuk kanë asnjë akuzë sepse një të vetme po të kishin do ta nxirrnin të bindnin shqiptarët për zbulimin e tyre por njerëz të denatyruar pa moral marrin vendime të tilla vetëm e vetëm për të zbatuar udhërin politik. Për çfarë e akuzonin Ilir Metën, e kuptoni apo jo. I ka deklaruar paratë por nuk është regjistruar se ato para u përdorën për një ndërhyrje të tij kirurgjikale. Çfarë përbën kjo një vepër penale një shkak për të arrestuar një njeri?

I kam ndjekur debatet. I them disa prej gazetarëve që për dinjitetin e tyre mos u bëni zëdhënës të një organizate kriminale që quhet SPAK. U them unë që është organizatë kriminale. Mos u përdorni në shkallë ekstreme. Nqs SPAK do kishte faktin e vërtetë më të vogël ai do ta nxirrte do ta ekspozonte si kryefjalë të dokumentit të tij por fakti që nuk ka nuk ka çfarë të nxjerrë. U keqpërdor ju. Akti që ndodhi dje ishte akt që nuk kam lexuar të ketë ndodhur në ndonjë vend. Ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar Kuvendi, i ndalohet makina në mes të rrugës duke u kthyer në Tiranë dhe jo të ishte duke u larguar se e kishte marrë vesh, po kthehej në zyrë, njerëz të armatosur i hyjnë në makinë pa i paraqitur asnjë dokument e rrëmbejnë me forcë e godasin dhe më pas lëshojnë një komunikatë.

Po drejtori i policisë është sivëllai  i Shullazit, u vu nga bandat, ministri bastard i familjes më kriminale i historisë së kombit, Enver Hoxhës u vu për lidhjet e tij në të shkuarën por edhe me Pojat.

Kemi të bëjmë me procese strikt politike me të cilat Edi Rama kërkon të sigurojë pushtetin.

Edi Rama me krimet monstruoze që ka kryer, me vjedhjet e paimagjinueshme, mos të harrojmë se kush ka firmën për bonusin 8% për inceneratorin e Tiranës dhe atij si gjendet sot as nam as nishan kur thuhet se paratë janë në kontot e Ramës dhe Veliajt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...