Imelda Kraja kryetare e LDG Shkodër ka bërë thirrje nëpërmjet një deklaratë për pjesmarrje masive në marshimin e ditës së neserme thirrur nga opozita në Shkodër.
“Në emër të jetës ju bëj thirrje t’i bashkohemi marshimit të ditës së nesërme, ora 12:00 drejt pedonales kryesore në Shkodër”, thuhet në deklaratën e drejtueses lokale të PD.
DEKLARATË PËR MEDIA KRYETARJA E LDG SHKODËR, IMELDA KRAJA
Të nderuar bashkëqytetarë!
Të nderuara zonja e zonjusha të qytetit tim!
Ngjarja tronditëse në qytetin tonë, ku humbën jetën tre persona dhe një po lufton me vdekjen, ka indinjuar dhe dëshpëruar çdo banor të Shkodrës duke sjellë frikë e pasiguri ne përditshmerinë tonë.
E ndjej, si bijë, nënë, si qytetare e këtij qyteti frikën që ka kapluar qytetin tonë, ku mafia dhe bandat bashkëveprojnë me qeverinë, ku familjet tona rrezikohen çdo ditë e më shumë, ku jeta nuk është më e sigurt, prandaj në emër të jetës dhe vazhdimësisë së saj, ju bej thirrje që t'i bashkoheni marshimit të ditës së nesërme, datë 2 nëntor, ora 12:00.
Shkodra jonë është krijuar nga femra të forta, që nga legjenda e Rozafës e deri në ditët e sotme.
Gra, të cilat dinë çfarë duan dhe me përkushtim përmbushin çdo minut me devotshmërinë e tyre.
Pjesëmarrja dhe kontributi juaj, gjithmonë e më i njohur, gjithnjë e më i plotë, shtrihet në çdo pjesë të jetës.
Roli juaj është i pazënedësueshëm, sepse ju keni zotësinë të ngrini zërin e të dëgjoheni fort.
I drejtohem zonjave e zonjushave që misioni ynë bashkë me ju do të jetë largimi i kësaj qeverie mafioze.
Lidhja Demokratike e Gruas Shkodër i bën thirrje grave dhe vajzave që nesër datë 2.11.2024 ora 12:00 të marshojmë drejt pedonales kryesore “Kolë Idromeno”.
#E_Shtune
#12:00
📍Bashkia Shkodër
Për Shkodrën tonë, për të rinjtë, për familjen!