Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka lënë ambientete SPAK, pasi më herët është paraqitur gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk detaje se përse është thirrur të dëshmojë kryetari rilindas në organin e akuzës.
Benet Beci ka ndenjur brenda SPAK për rreth 30 minuta, ndërsa ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 16.00.
Kryebashkiaku i Shkodrës nuk ka bërë asnjë koment për median, lidhur me thirrjen e tij në SPAK.