Vakancat në Gjykatën Kushtetuese KED zbaton Kushtetutën, shumica refuzon 'Opinionin' për Parlamentin

Premte, 01 November 2024 18:10
 

Shumica e anëtarëve të Këshillit të Emërimit në Drejtësi (KED) mbajtën institucionin në binarët kushtetues dhe refuzuan miratimin e një “Opinioni” ekstra-ligjor që ishte parashikuar t’i drejtohej Parlamentit për procedurat që duhet të ndjekë institucioni ligjvënës në procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi në përfundim të mbledhjes së zhvilluar këtë të premte se “…anëtarët diskutuan dhe ndanë mendimet e tyre, ku në shumicë konkluduan se nuk e çmojnë të përshtatshme t’i drejtohen me një opinion organit të emërtesës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”. 

Një ditë më parë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi zhvillimin e mbledhjes së sotme, ku në rend të ditës ishte edhe një pikë për “Diskutim lidhur me njoftimin e Kuvendit që ka të bëjë me përcaktimin kohëzgjatjes së mandatit të vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese”.
 

Diskutimi mbi këtë çështje dhe sidomos një hartimi i një “opinion” drejtuar ishte tërësisht jashtë tagrave dhe kompetencave të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KED-i ka për kompetencë verifikimin e pasurisë, integritetit personal dhe aftësive profesionale të kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese që i përcillen nga organet e emërtesës, Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë. 

Në asnjë pikë dhe nen të kuadrit ligjor kushtetues, KED nuk ka kompetencë që të vlerësojë procedurat e këtyre tre institucioneve për thirrjen dhe përzgjedhjen e kandidatëve.

Por, pavarësisht se KED nuk e ka tagrin për t’i dhënë “opinion” Parlamentit, një çështje e tillë u vendos në rendin e ditës së mbledhjes së sotme.

Kjo pikë është nxitur nga vendimmarrja e Parlamentit, i cili tashmë ka mbyllur fazën e pranimit të kandidaturave për plotësimin e vakancës së plotë të krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska.

Megjithatë, pjesë më e madhe e trupës 9-anëtarëshe të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk ka pranuar të bëhet pjesë e anti-kushtetutshmërisë, duke refuzuar hartimin dhe dërgimin e një “Opinioni” në adresë të Parlamentit, pasi nuk është kompetencë e KED-it

Ndërkohë, KED ka caktuar anëtaren Irena Brahimi, gjyqtare në Apel, si relatore për verifikimin e dhjetë kandidatëve, nga të cilët njëri prej tyre do të marrë mandatin e Toskës, i cili përfundon në nëntor të vitit 2028

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...