Berisha: Buxheti antiqytetar jep vetëm 16 mln euro për rreth 800 mijë pensionistë, kurse Rama zhgërryhet në luks dhe vjedhje

Hënë, 11 November 2024 20:49
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar buxhetin e shtetit të projektuar nga Edi Rama, ku sipas tij i jep vetëm 16 milionë euro rreth 800 mijë pensionistë.

‘Buxheti antiqytetar jep vetëm 16 mln euro për rreth 800 mijë pensionistë, kurse Rama zhgërryhet në luks dhe vjedhje’, u shpreh Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë.

Këto ditë në parlament, në studiot televizive dhe kudo, dëgjoni dhe lexoni për buxhetin në të madh në historinë e Shqipërisë prej 8.2 miliardë eurosh.

Buxheti, i cili vetëm një të dyqindtën iu kushton 40 përqind të shqiptarëve që jetojnë në fshat.

Buxhetin antiqytetar që 800 mijë pensionistëve iu kushton 16 milionë euro.

Në akte përçmimi, përbuzje ekstreme nga narkoelita e Shqipërisë, e cila pasurohet çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë, çdo ditë duke thithur pasuritë tuaja, pasuritë e shqiptarëve si shushunja.

Duke u zhytur në luks, në abuzime, shpërdorime të paimagjinueshme.

Dhe me 8.2 miliardë euro kanë zemër dhe shpirt këta të pashpirt dhe të pazemër t’u thonë 800 mijë pensionistëve se nuk do ua rrisim pensionet, por do u bëjmë një bonus që nga marsi në tetor ua vodhëm për t’ua dhënë dhe për t’u gëzuar ju në dhjetor.

Të dashur miq, Edi Rama është kryeministër i vetëm në Europë dhe në botë, që në gjykatën e Uashingtonit ka të dënuar McGonigalin që e korruptoi me paratë e zyrës së tij, por që mbrohet nga faqezi Dumani sepse është peng i apartamenteve dhe krimeve të tij.

Natyrisht Edi Rama, narkoministrat e tij, nuk mund të mos shpërfillin, të mos përçmojnë pensionistët e vuajtur, fermerët, të papunët.

Nuk mundet kurrsesi sepse vetë zhgërryhet në luks, zhgërryhet në vjedhje.

Login to post comments