Roma vendosi t’i rikthejë në Itali/ 7 emigrantët lënë Gjadrin, nisen sonte drejt Brindisit

Hënë, 11 November 2024 20:54
 

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Romës, autoritetet italiane në qendrën e paraburgimit italian për riatdhesimin në Gjadër po bëjnë gati 7 emigrantët, për t’i ridërguar sërish në Itali.

Siç shihet nga pamjet, ka nisur transporti i 7 emigrantëve nga Gjadri drejt portit të Shëngjinit nga ku me një anije italiane do të transportohen në Brindisi.

Emigrantët janë shoqëruar nga kampi i Gjadrit drejt Shëngjinit me automjete të Policisë italiane.

Ky është rasti i dytë me emigrantë të huaj që lënë kampin e Gjadrit, pas vendimit të pezullimit të qëndrimit nga Gjykatat italiane.

Akomodimi i emigrantëve në Gjadër, është bërë, bazuar në marrëveshjen mes dy qeverive, italiane dhe shqiptare.

Login to post comments