Gjoba 120 mln euro/ Berisha: Shqiptarët paguajnë aktin kriminal të Ramës e Veliajt ndaj një televizioni, kurse Altin Mercenari hesht

Diel, 17 November 2024 15:19
 

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre aktin kriminal të Edi Ramës dhe Erion Veliajt ndaj një televizioni, ku 120 milionë euro janë 30 herë më shumë se çmimi vjetor i ilaçeve për të trajtuar në Spitalin Onkologjik për të sëmurët rëndë.

‘120 milionë euro janë një shumë e madhe, të cilën shqiptarët e paguajnë sot sepse ky televizion nuk pranoi të klonohej si mediat e tjera shtetërore- u shpreh Berisha.

Deklarata:

Miqtë e mi, 120 milionë euro janë 300 përqind më shumë se sa fondi i përcaktuar për 40 përqind të popullatës në Shqipëri, për fermerët shqiptarë.

120 milionë euro janë 4 herë më shumë se sa fondi i përcaktuar për kompensimin e pronarëve.

120 milionë euro janë 4 herë më shumë se sa fondi i përcaktuar në buxhet për indeksimin e pensioneve.

120 milionë euro janë 4 herë më shumë se sa bonusi i fundvitit për 780 mijë pensionistë.

120 milionë euro janë 30 herë më shumë se çmimi vjetor i ilaçeve për të trajtuar në Spitalin Onkologjik për të sëmurët rëndë.

Pra, 120 milionë euro janë një shumë e madhe, të cilën shqiptarët e paguajnë sot sepse ky televizion nuk pranoi të klonohej si mediat e tjera shtetërore.

Nuk pranoi të bëjë pazare me qeverinë, të fitojë tendera apo të kërkojë leje ndërtimi për t’u blerë nga Edi Rama.

Dhe sot, shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre aktin kriminal të Edi Ramës, Erion Veliajt ndaj një televizioni.

Paguajnë gjobën më të madhe, kurse Altin Mercenari hesht.

PD e denoncoi në kohë veprën penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ndonëse gjykatat ndërkombëtare dhanë verdiktin, ky kriminel në Skrapin e partisë mbyll dosjen dhe është shndërruar në mburojë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

PD garanton shqiptarët se për këtë krim të shëmtuar, Edi Rama, Erion Veliaj, do paguajnë çdo qindarkë nga pasuritë e vjedhura të tyre.

Do konfiskohen sarajet e Surrelit dhe pallati i Linda Ramës, vila, hotelet e Erion Veliajt.

Login to post comments