U arrestua se dhunoi një familje, vëllai i ish deputetit të PS lirohet brenda orës nga Komisariati/ Berisha: Urdhër direkt i Ramës!

Diel, 17 November 2024 16:04
 

Vëllai i ish deputetit socialist, Rrahman Rraja, Flamur Rraja është lënë i lirë një orë pas arrestimit të tij nga Policia, pas dhunimit të një familje në Fushë- Krujë.

Këtë e bëri të ditur lideri i opozitës Sali Berisha, teksa ka publikuar një mesazh të qytetarit digjital, që sipas kryedemokratit, është liruar me urdhër direkt të kryeministrit Rama.

Berisha ka dënuar aktin e rëndë kriminal, siç e cilëson ai lirimin e vëllait të ish deputetit socialist, duke shtuar se një veprim i tillë tregon bashkëpunimin direkt të krimit dhe Ramës.

Reagimi

Lirohet pas arrestimit me urdhër të Edi Ramës mafiozi Flamur Rraja që keqtrajtoi shtazërisht anëtarë të fisit Maja dhe më vonë familjen Caca.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të bashkëpunimit direkt të krimit me Edi Ramën.

[📩] Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Dr. Narko Policia e Krujes me urdher direkt te Edi Rames pas nje ore qe “arrestoj” kriminelin Flamur Rraja pas nje ore e le serish te lire!

Login to post comments