Berisha: Në këtë platformë të fjalës së lirë, opozitarët denoncuan me guxim regjimin kriminal të narkodiktatorit, Edi Rama

Hënë, 18 November 2024 21:03
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar oratorët e tubimit te ‘Rruga e Shpresës’, të cilët sipas tij denoncuan narkodiktatorin Edi Rama.

‘Në këtë platformë të fjalës së lirë, opozitarët denoncuan me guxim regjimin kriminal të narkodiktatorit, Edi Rama’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë në mbështetje të tij.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufijshme për të gjithë ju misionare dhe misionarë të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Një mirënjohje të pakufijshme për oratorët e kësaj tribune të fjalës së lirë, që me guxim, me mençuri me ndershmëri dhe integritet përcollën tek shqiptarët të vërtetat e ndaluara nga regjimi dhe censura e tij.

Një mirënjohje të pakufijshme ndaj çdo qytetari dhe qytetareje, demokrati dhe demokrateje që në sakrifica dhe në presione të mëdha ringriti këto tre vite opozitën e vërtetë shqiptare në këmbë dhe ia doli me qendrimet e saj që zëri i kësaj opozite të kumbojë, të ushtojë më fuqishëm se kurrë në mbarë botën.

Miqtë e mi, në këtë platformë të fjalës së lirë, në këtë Rrugë Shprese, në çdo protesstë dhe kudo, opozitarët denoncuan me guxim regjimin kriminal të narkodiktatorit, Edi rama.

Denoncuan grabitjen e zgjedhjeve, lidhjet me krimin. Denoncuan arresetimet dhe persekutimet politike, rrëmbimet e të gjitha pushteteve në një dorë. Denoncuan lidhjet e Edi Ramës dhe klaneve të tij me drogën dhe krimin, shndërrimin e narkogjykatësve dhe narkoprokurorëve në vegla të verbëra të narkoshtetit.

Të shumtë ishin ata që nëpër studio ju shpallnin ju si njerëz  të izoluar, si njerëz që nuk flet kush me ju. Por gabuan, gabuan rëndë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...