'Veliaj ka firmosur për një incinerator që s’ekziston'/ Balliu: Të mërkurën, të gjithë te bashkia

Hënë, 02 December 2024 18:54
 

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu në një intervistë në Ora News u shpreh se ditën e mërkurë do protestohet sërish në bashkinë e Tiranës.

Sipas Balliut, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka firmosur për dnjë incinerator që nuk ekziston. 

Fitorja e Trumpit ishtë rënia e perandorisë Sorosiste që është një perandori e së keqes. Në çdo studio ne akuzoheshim se ishim anti-amerikanë sepse sulmonim këtë drejtësi që sipas tyre ishte sponsorizuar nga amerikanët. Dhe për këtë ne ishim anti-amerikanë. Dhe në Amerikë Donald Trump akuzon drejtësinë atje si një drejtësi e kapur nga Xhorxh Soros. Që është fjalë për fjalë, ajo çka thotë Sali Berisha këtu. Këtu ne ishim anti-amerikanë, atje ai u zgjodh president i SHBA për të çliruar sistemin e Drejtësisë nga perandoria e së  keqes që është perandoria e Xhorxh Soros. Padiskutim që kjo ishte një faktor kyç.

Rrogat në Tiranë duhen edhe nja 30 vite që ti afrohen rrogave të Milanos. Por çmimet në Tiranë tejkalojnë çmimet në Milano. Kandidatët tonë kanë kandiduar pa logon e partisë. Sa herë keni dëgjuar ju që nuk mund të bëj dot like në facebook se më heqin djalin nga puna. Ke protestues që dalin me kapele se nuk duan që të shikojnë një polic se e heqin nga puna. Keni qytetarë sot që komente në facebook nuk bëjnë dot se të heqin nga puna, deri aty ka arritur mbikëqyrja.

Ditën e mërkurë është protesta tek bashkia e Tiranës. Nuk mund të harrojmë kurrsesi se Erion Veliaj është e vërteta e SPAK. Një njeri i kapur me një mal me prova e fakte të pamohueshme. Një njeri që ka firmosur për një incinerator që nuk ekziston. Një njeri që e ka çuar në kuadër të pushtetit të vet nga 64 milionë kur e ka marrë bashkinë buxhetin vjetor, sot e ka 500 milionë euro buxhetin vjetor dhe këtu nuk flet askush. Unë dua t’u bëj thirrje qytetarëve të marrin pjesë ditën e mërkurë në ora 11:00 tek bashkia e Tiranës kundër kryetarit të organizatës kriminale të ‘’5D’’, Erion Veliaj. Protesta të tjera do ketë në dhjetor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...