‘Rroga minimale 500 euro’/ Berisha: Minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar që merr më pak ose nuk merr

Hënë, 02 December 2024 18:52
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha prezantoi projektin ekonomik të Partisë Demokratie, gjatë takimit me ekspertët në selinë blu, ku premtoi se rroga minimale do të jetë 500 euro.

Gjithashtu Berisha u ndal edhe te vendosja e minimumit jetik, i cili do të jetë 200 euro dhe do të shtrihet për çdo shqiptar që merr më pak ose nuk merr fare.

BerishaNë qoftë se, kemi të ardhura të supozojmë 100 lekë, ato do përdoren për realizimin e të gjitha objektivave tona për investimin tek njeriu, tek jeta e tij, tek përballimi i saj, etk begatimi i tij dhe pastaj do kenë destinacion tjetër.

Jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë pregatitur programin, por mirënjohës edhe deputetëve dhe departamentet për amendamentet që kanë pregatitur. Sigurisht, këto amendamente nuk votohen, por këto amendamente janë hipoteka jonë, janë zotimi ynë solemn për t’i votuar në buxhetin e parë të PD.

Për të vendosur në buxhetin e parë të PD, minumin jetin, 200 si fillim dhe është 3 herë më i vogël se në Itali. Atje, i kanë më lirë ushqimet se sa këtu.

Pra, të mos mendojmë se, pensionisti shqiptar ka të drejtë 100 herë, 1000 herë të krahasohet, sepse bashkëmoshatari i tij i blen më lirë ushqimet në Itali se sa këtu, apo në Greqi, dhe ky është hapi i parë.

Ky minimum jetik do të shtrihet për çdo shqiptar që merr më pak se kaq, ose nuk merr. Mbi këtë minimum jetik, do të rriten pensionet me 20% me objektiv, dyfishimin e tyre, do të rriten rrogat minimale. Rroga minimale do të jetë 500 euro, dhe nuk do të ketë rrogë minimale nën 500 euro, pavarësisht nga efektet që mund të më thotë kush se do ketë në punësime e të tjera me radhë.

Sigurisht, që, po të punosh me skllevër, fiton më shumë. Po ne nuk jemi e asaj filozofie. Njerëzit që punojnë duhet të paguhen të paktën 500 euro, është minimum.

Rroga mesatare do të jetë 1200 euro, rroga maksimale nuk do të lëvizë, jo. Nuk ka për të lëvizur. Sepse, rroga maksimale që ta dini ju, të nderuar miq, i kemi më të larta se në Kroaci, se në Slloveni, se në vende të tjera.

Sigurisht, në konceptin e vjetër kjo ndodh, kur nuk ke asnjë lloj karakteri human as njerëzor, i lejon vetes një gjë të tillë.

Duhet të ritheksoj këtu, nuk premtohet dhe nuk premtoj kategorikisht lugë të artë, por në mënyrë absolute shqiptarët do të dalin në krye për rrogat e tyre dhe pensionet, në krye të rajonit, sepse nuk ka asnjë vend tjetër me pasuritë që ka Shqipëria, asnjë tjetër. Pasuritë e saj janë të pafundme.

Kështu që, i gjithë programi ynë do të ketë këtë objektiv kryesor, e gjithë shpërndarja e të ardhurave këtë objektiv kryesor.

Normale është, që çdo shqiptar do shtrojë pyetjen: ku do gjejnë këta paratë?

Së pari, me përgjegjësi të plotë u them qytetarëve shqitparë se, paratë janë dhe se nuk do mbetet asnjë kilometër rrugë pa ndërtuar. Jo, asnjë punë publike pa bërë. Jo.

Po nuk ndërtohen kurrë rrugë dhe punë publike me çmim të dhjetëfishtë krahasuar me Kroacinë që e kemi ngjitur, vend anëtar i BE.

Shiko se çfarë janë këta? Ua indeksojnë pensionet pensionistëve po të marrësh rreth 30% në 12 vite, dhe iu thonë se kaq janë rritur. Po indeksi i materialeve të ndërtimit sa është rritur?

Është rritur më shumë se kaq. Jo, jo mund të jetë edhe më pak. Po sa paguhen shqiptarët për punë, pavarësisht nga kjo rritje, ta zemë 30 apo 35%?

Shqiptarët paguajnë 10 fishin. Praktikat më të padëgjuara ndonjëherë, kurrë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...