Hapja e negociatave, Basha: Rama po shpif kundër Gunther Krichbaum

Saturday, 21 Prill 2018 12:43

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se kryeministri Edi Rama, “në vend që të reflektojë për kritikat e drejta të   Gunther Krichbaum,   ka zgjedhur të ndjekë një fushatë shpifjesh kundër tij”.

“Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate që po zhvillohet prej 3 ditësh, është se financohet nga paratë e krimit, të drogës që lidhen me Ramën, Tahirin dhe Veliajn. Ky aksion i ulët propagandistik dëmton interesat e vendit. Me këto sulme, Rama po shton radhët e deputetëve gjermane që janë pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë”, theksoi Basha.

Pas një takimi, të martën në Berlin, me udhëheqësin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetari i Komisionit parlamentar për Çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum, i tha “Deutsche Ëelle”-s në edicionin shqip se, rekomandimi i Komisionit nuk do të jetë dokumenti i vetëm që do të merret parasysh, para “Perspektiva e Shqipërisë në BE është realiste. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit, sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për çeljen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht, dua të konsultoj gjithashtu raportet e tjera për të marrë këtë vendim. Si për shembull, raportin e ‘Transparency International’, raportin e Bankës Botërore dhe raporte të tjera ndërkombëtare”, u shpreh Krichbaum.

“Si grup parlamentar i CDU-CSU-së kemi formuluar nëntorin e përpara dy viteve pika shumë të qarta, e tani duam të dimë sesa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë sesa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill të vitit 2018, e vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit”, vazhdoi Krichbaum.

Modifikuar më Saturday, 21 Prill 2018 12:58

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...