Propaganda e Edi Ramës nuk ka të ndalur, ERTV jep lajmet si në diktaturë

Diel, 22 Prill 2018 17:16

Propaganda e kryeministrit Edi Rama nuk ka të ndaluar.

Kryeministri Edi Rama, disa javë para fushatës së zgjedhjeve të 2017 bëri me dije se do të hapte një televizion të vetin, ku edhe e pagëzoi me emrin ERTV.

E nisi me lidhje direkte, ku çdo takim elektoral i tij tashmë kalonte nga ERTV, duke detyruar edhe mediat që të merrnin sinjalin nga tv e kryeministrit Rama.

Nuk zgjati shumë dhe Rama filloi që programacionin e tv së tij ta mbushte me reportazhe, intervista, dhe së fundmi ditën e sotme, edhe me lajme.

Duke mos bërë asnjë lloj transparence se me çfarë lekësh Rama e mban strukturën e këtij Tv, vazhdon që përmes saj të thotë se Shqipëria po lulëzon, ka rritje ekonomike, shqiptarët po punësohen çdo ditë.

Kryeministrin e ka zënë paniku nga realiteti i hidhur që mediat po pasqyrojnë çdo ditë dhe për këtë ka vendosur që përmes zyrës së tij të propagandës të montojë kronika ku flitet për arritjet e qeverisë së tij, arritje këto që nuk janë asgjëkundi.

Nëse shikon edicionin e parë që ERTV transmetoi, nuk ka asgjë më pak, ndoshta më shumë sesa TV e vendeve që janë diktaturë, të cilat lavdërojnë diktatorin.

Dhe duke nisur që nga këtu, duket sesa e pavarur është prokuroria shqiptare, sepse nëse një gjë e tillë do të bëhej në vendet e tjera të botës, kryeministri do të ishte marrë si i pandehur të paktën për tallje me taksat e më pas patjetër për mashtrim të qytetarëve.

Deri në një përgjigje nga prokuroria, na lind e drejta të ngremë dy pyetje.

E para: Ku i ka studiot ERTV, në Kryeministri apo në selinë e PS?

E dyta: Me çfarë buxheti mbahet ky televizion, operatorët dhe gazetarët me çfarë lekësh paguhen?screenshot-10_1524393905-7885035.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...