Babëzia e Beqajt për të vjedhur nuk ka të sosur: Taksë për çdo TV që keni në shtëpi

Tuesday, 24 Prill 2018 10:13

Imagjinata dhe çmenduaria e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka thyer çdo logjikë me propozimin në të fundit lidhur me taksën që shqiptarët paguajnë për Televizionin shqiptar, RTSH.

Pasi nuk la tender pa futur hundët dhe pa vjedhur, Beqaj  tashmë ka një propozim konkret sesi mund të vidhen në masë shqiptarët.

Duke folur ditën e djeshme në Komisionin e Mediave, Beqaj ka propozuar që shqiptarët duhet të paguajnë për çdo televizion që kanë në shtëpi, ndryshe nga se ka qenë deri tani, ku paguhej një taksë fikse, dhe nuk kishte rëndësi sesa aparatura tv ke në shtëpi.

Deri më sot çdo familje paguan 120 lekë çdo muaj në faturën e dritave për RTSH-në, por për deputetin e PS-së kjo është e pamjaftueshme.

Mesa di unë, ajo nuk është taksë për shërbimin, por është taksë për aparatin televiziv kur është vendosur. Pa dashur të futem në emra të përveçëm, një hotel me 40 dhoma duhet të paguajë 40 herë taksë sepse ka 40 aparate televizive. Një pikë bastesh sportive duhet të paguajë 20 taksa se ka 20 aparate televizive. Ka qenë 6 mijë lekë në vit, u bë 12 mijë lekë në vit. Ka qenë 5% komisioni që iu bë një favor CEZ-it atëherë, vajti në 10% të komisionit”, ka thënë dje Ilir Beqaj.

Po ky propozim ka habitur edhe vetë deputetët e PS-së, ku i pari ka regaur Fidel Ylli. “Po në shtëpi kur ke 7 televizorë, do paguash shtatë herë ti?! Do vijë ai të kontrollojë ty në shtëpi?!”, tha deputeti i PS-së, i habitur. /55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 11:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...