Veliaj: Me Ramën, mish e thua, burrë e grua !!!

Tuesday, 24 Prill 2018 19:01

Intervista e djeshme e kryebashkiakut Erjon  Veliaj ka qenë në fakt një serenatë për Edi Ramën. Sigurisht, për atë qe e njohin Erjon Veliajn qysh çunak “fiqsh” e deri tek adoleshenca e tij tek Mjafti, e dinë mjaft mirë se pjekuria e tij hormonale ka qenë e ndërlidhur ngushtë me Edi Ramën.

Kjo është një histori që kërkon më shumë rreshta, por sesa e madhe është kjo  dashuri midis tyre, këtë e tregoi dje vetë Veliaj, i cili e pohoi pa asnjë skuqje se “Sa është afër mishi me thoi, aq jam unë me Edi Ramën. Fati im që kryeministri ka qenë vetë kryetar bashkie. Kush ka brenga të tilla dhe shpreson se fitorja do t’u vijë nga këto thashetheme”.

Natyrisht, çdo shqiptar e di se shprehja mish e thua është në fakt një shprehi popullore që përdoret për të përshkruar një dashuri të madhe mes një burri e gruaje, pra burrë e grua-mish e thua. Kësisoj, kjo mund të jetë e vetme fjali e vërtetë që mund të ketë thënë publikisht Erion Veliaj.

Janë po aq të freskëta kujtimet nga dasma e Erjon Veliajt në Gjirokastër, ku mungesa e Ramës në të spikati më shumë se prezenca e nuses. Prandaj, për ata që kishin ndonjë grimë dyshimi se marrëdhënia midis tyre është si ajo mes dy miqve, t’i besojë të paktën fjalëve të vetë Erjon Velisë.

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 19:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...