Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se është penguesi më i madh i rrugës së Shqipërisë në Bahskimin Evropian. “Mbrojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa arrestojnë natën protestuesit kuksianë. Cili shtet është ai që shkon dhe arreston njerëzit natën. Doli ambasadori amerikan dhe tha se kjo është e gabuar? Këta i arrestojnë natën, si në kohën e sigurimit të shtetit”, tha Vasili.
Duke folur për negociatat Vasili tha se kur në diskutim është integrimi i vendit në BE, nuk ka ndasi politike. Ai u shpreh se lutet që Brukseli të marrë një vendim në favor të Shqipërisë, duke hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. “Unë lutem me gjithë zemër që negociatat të hapen për një arsye madhore. LSI e ka pasur integrimin e në ADN-në e vet, kemi bërë gjithçka për integrimin. Kushti ynë për të bërë aleancë me PS në 2013-ën ishin tre ligjet të cilat socialistët i bllokonin. Ky ka qenë kushti ynë i panegociueshëm”, tha ai.