"Televizori i Beqes": Kësisoj është shprehur deputeti demokrat Luçiano Boçi lidhur me propozimin e fundit të Ilir Beqjes, 'Dekanit të Rilindjes siç e ka pagëzuar dikur kryeministri, për idenë e fundit të tij "taksë për çdo televizor!'
"Shqiptarët duhet të paguajnë taksë për çdo televizor - propozon Beqa. Pra i bie që n.q.s se Rama të del në shtatë televizorë, duhet ta paguash shtatëfish, se është fat i madh ky!!! Pastaj më vonë prit kur të na nxjerrin dhe taksë për lavatriçe, apo për frigorifer. Sepse këta janë ftohur mu në....atje ku thotë populli. Po taksa e RTSH nuk është taksë televizori o korrupsioni! Është taksë për shërbimin publik që ofron RTSH publik, për sinjalin. Apo rrini e rrini ju e i fusni ndonjë taksë, me sloganin: “Hajt më, se mbajnë këta!" përfundon me kritikë, Boçi.