Pas takimit të zhvilluar midis kryeministrit Rama dhe kancelares gjermane Merkel, ku kjo e fundit refuzon ta përkrahë vendin tonë ka ardhur reagimi i deputetit të PD-së Klevis Balliu.
Përmes një postimi në rrjetin social “facebook” Balliu thotë se fajtorë për këtë mospërkrahje janë mashtrimet e “EDVINIVIÇIT”.
“Fasadat dhe mashtrimet e EDVINOVIÇIT tashmë të njohura edhe në Europë”
Postimi i plotë:
Merkel e përcjell duarbosh EDVINOVIÇIN
Merkel NUK i thotë PO Ramës, pasi Gjermania ka humbur shpresën tek rezultatët e qeverisë. Fasadat dhe mashtrimet e EDVINOVIÇIT tashmë janë bërë të njohura dhe në Europë.
Kjo është shuplaka më e madhe që merr Edi Rama.
Me EDVINOVIÇIN kryeministër smund të ketë integrim në BE e as mirëqënie për shqiptarët.
Por hapja e negociatave është rruga e vetme për shpëtimin e Shqipërisë