Vlahutinin e zë droga e Ramës

E mërkurë, 25 Prill 2018 20:20

 

Avokatja më e madhe e qeverisë nuk ka parë asgjë nga mbjellja e kanabisit, Tahiri nuk ekziston, ndërsa vendet e BE-së si Italia e Holanda po notojnë në drogën që vjen nga qeveria Rama-Habilaj . Po ashtu, Romana (mbase ja mbulojnë shikimin kaçurrelat) nuk ka parë as blerje votash, pavarësisht se Departamenti Amerikan i Shtetit e denoncoi këtë fakt në raportin e fundit. 

 

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin i paraqiti Komisionit Kuvendor të Integrimit raportin e Komisionit Europian për rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim. Në këtë takim Vlahutin deklaroi ndër të tjera se zgjedhjet e vjetshme për Kuvendin ishin të lira e të drejta, duke dalë kështu kryekëput në kontradiktë politike dhe gjeo-politike me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Romana shënoi rastin e parë në Europë ku një diplomate e BE përcjellë një linjë diplomatike në kundërshtim me qeverinë amerikane.

Më tej, Vlahutin, fiks me fjalët e konferencës së Ramës, tha se hapja e negociatave nuk është dhuratë, por gjoja një ngarkesë jashtë mase e rëndë pune për të ndihmuar vendin që të përfitojë më shumë mbështetje nga Komisioni

sa i përket reformimit, por nuk tha sesa kohë do t’i duhej Shqipërisë për të negociuar.

Ajo preku në raportin e saj çështjet e drejtësisë, administratën publike, etj., duke përmendur shifrën se vetëm këtë vit janë paguar 3.1. milion dollarë për heqjet e padrejta nga puna si dhe vijojnë 11 procese gjyqësore. Mjafton të kihet parasysh ky fakt për t’i vënë notën 4 administratës së Edi Ramës e cila është përgjegjësja kryesore në degradimin e shtetit në vend.

Romana është thjesht Rama me kaçurrele, ajo nuk përfaqëson zërin e shteteve evropiane, por ka rrënuar imazhin e Brukselit në Shqipëri.  Jo vetëm kaq, por deklaratat e saj janë po aq jo evropiane e diplomatike, por po shërbejnë si një letër natriban për të fshehur krimet e drogës që e di tërë Bashkimi Europian,ama jo përfaqësuesja. Sigurisht, tek deklaratat romantike për Ramën, nuk mund të harrojmë edhe hallet e Romanës, sidomos të vilës korruptive që u denoncua nga vetë mediat e Brukselit. 

Modifikuar më E mërkurë, 25 Prill 2018 20:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...