Vizita e Ramës në Gjermani nuk ka kaluar pa vëmendjen e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Berlin. Hakmarrjen për arsyet që i detyruan të emigrojnë larg vendit të tyre, emigrantët ia kanë kthyer Ramës me ironi. Para Budenstagut, shqiptarët kanë dalë në protesta individuale me foto të Shqipërisë së mbuluar nga kanabisi dhe me ideatorin kryesor të kanabizimit të Shqipërisë, Saimir Tahirit. Fotot janë bërë menjëherë virale në profilet e emigrantëve shqiptarë por jo vetëm . Gjermania mbetet edhe këtë vit në krye të vendeve të BE ku kërkuan azil 15.495 qytetarë nga Shqipëria, e ndjekur nga Franca me 8.875 kërkesa dhe Holanda me 1.545. Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani sipas Eurostatit është 30% më i ulët se vitin e kaluar. Në 7.000 vendimet e marra nga aplikimet e shqyrtuara deri tani, nga vendet e BE për qytetarët e Shqipërisë, vetëm 335 prej tyre nuk u refuzuan.