Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka është shprehur për vizitn e kryeministrit Rama me kancelaren Merkel, se lideri ‘’ magjepsës’’ nuk ka patur sukses, megjithëse kishte mbushur gazetat gjermane me deklarata prej servili lëpirës( siç bën me të fortët dhe kur është në hall).
Statusi i plotë
“ERTV dhe filialet e saj, nisen të japin live konferencën për media të kancelares Merkel dhe liderit të gjatë, por pas pak sekondash transmetimi u ndërpre...
Arsyeja; Merkel ka deklaruar se “ka disa parakushte për hapjen e negociatave, që do te diskutohen në qershor...krimi dhe korrupsioni...”
Lideri “magjepsës” nuk ka patur sukses, megjithëse kishte mbushur gazetat gjermane me deklarata prej servili lepirës ( sic bën gjithnje me të fortët dhe kur është në hall).
Ca më keq akoma, nuk i eci varianti që u përpoq të përhapte se qëndrimet e kryetarit të komisionit për Evropën në Bundestag ishin qendrimet personale të një kundërshtari të tij dhe se kancelarja me siguri që mendon ndryshe...
Me sa duket “magjepsja” e liderit nuk i kapka të gjithë apo sic u shpreh Doris Pack “jo të gjithë mund të blihen e te shiten si ai”.
Të presim çdo na serviri ERTV pasi ta përpunoje lajmin në kazanin e Ramës”, shkruan Paloka.