Vrasja në Kamëz, Basha shkon për ngushëllim në familjen Buci

E Enjte, 26 Prill 2018 10:49

Kreu i PD-së Lulzim Basha do të shkojë ditën e sotme në familjen e Agim Bucit, i cili u vra mbrëmjen e djeshme gjatë një grabitje me armë.

Basha, bashkë me disa përfaqësues të PD-së do të shkojnë për ngushëllim në familjen Buci.

Si ndodhi ngjarja:

Ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në rrugën e njohur si “OSBE” në Kamëz, ku një tentativë grabitje shkoi keq dhe për pasoi pati viktima.

Agim dhe Merita Buci, si çdo natë ndodheshin në biznesit e tyre, një dyqan shumice, aty ku në katin e dytë kishin edhe shtëpinë.

Por, dy persona të armatosur janë futur brenda dyqanit dhe nën kërcënimit e armëve kanë kërkuar paratë dhe çfarë kishte sende me vlerë.

Teksa grabitësit po kërcënonin me armë, 47-vjeçari, Agim Buci i është sulur njërit prej grabitësve, duke e kapur për beli.

Në këto momente, grabitësi e ka qëlluar me një plumb në gjoks, 47-vjeçarin duke e lënë të plagosur rëndë.

Teksa ka parë që burri po përleshe me grabitësin dhe mori një plumb në gjoks, gruaja e Agim Bucit, 43-vjeçarja Mertita, ka marrë një thikë dhe ka sulmuar agresorët.

Kjo ka bërë që ata të qëllonin në drejtim edhe të 43-vjeçares, duke e plagosur në këmbë. Ata u dërguan me urgjencë në spital, fakteqësisht 47-vjeçari nuk mundi që t’ju mbijetojë plagëve, ndërsa gruaja e tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Ajo çfarë e bën më tragjike këtë ngjarje, është fakti se e gjithë skena ka ndodhur në sytë e djalit të çiftit, vetëm 6 vjeç, i cili është gjendur në dyqan në momentin që grabitësit janë futur në dyqan.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët, ndërsa për çdo informacion është vënë edhe një shumë lekësh në dispozicion.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ne lidhje me ngjarjen:

Një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Policisë Tirane nen drejtimin e Specialisteve te Departamentit te Policise Kriminale po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Jane shoqeruar deri tani 13 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen.

Vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranes ve ne dispozicion 500.000 leke per cilindo qe jep informacion te vlefshem.

Per cdo informacion qe   do sherbeje  per identifikimin e  autoreve te  kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299,  duke garantuar anonimatin. /55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 10:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...