Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, ka reaguar pas kthimit të Ramës nga vizita në Berlin.
Ai thotë se Rama është kthyer duarbosh nga Gjermania.
“Kryetari i Komisionit për Evropën në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum ia plasi në sy Ramës dhe i thotë: “E konsideroj të parakohshme hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.”, shkruan ndër të tjera Balliu.
Deputeti e quan të fundosur anijen e Rilindjes pas qëndrimit publik të deputetit gjerman.
Statusi i Plotë:
32 mins ·
Anijes së Rilindjes i bëhet gropa nga deputeti i Angela Merkel.
Anija e EDVINOVIÇIT drejt fundosjes pas qëndrimit publik të deputetit gjerman.
Kryetari i Komisionit për Europën në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum ia plasi në sy Ramës dhe i thotë: “E konsideroj të parakoshme hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE”.
Kjo deklaratë fundos qeverinë kriminale të EDVINOVIÇIT, i cili është kthyer duarbosh nga Gjermania.
Timoni thyhet, anija e rilindjes fundoset!