Kryeministri i vendit duket se akoma nuk e ka marrë veten nga ‘dushi i ftohtë’ që mori nga Merkel dhe të gjitha institucionet gjermane gjatë vizitës zyrtare në Berlin.
“Mund të konsiderohet e suksesshme në raport me objektivin”, e cilësoi ai vizitën, duke e treguar qartë pakënaqësinë e tij.
Ai foli edhe për kushtet e përmendura nga kancelarja Merkel për negociatat edhe pse zgjodhi t’i quante ‘para kushte’.
“Takimi me Kancelaren, që ka pasuar konferencën e përbashkët për shtyp, ka qenë një moment shumë i rëndësishëm i vizitës pasi shkëmbyem në mënyrë të drejtpërdrejtë mendime lidhur me rezultatet arritura në procesin e çeljes së negociatave, në përmbushjen e para kushteve siç i quajti kancelarja Merkel. Vizita mund të konsiderohet e suksesshme për përmbushjen e objektivave që kishim”, tha ndër të tjera Rama.