×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Përplasje klanesh në PS/ Grupi i Veliajt nis punën për asgjësimin e rivalëve politik

E Enjte, 26 Prill 2018 19:37

A ka një betejë klanesh brenda Partisë Socialiste?! Pushteti përgjithësisht priret ti amortizojë gjithmonë këto fenomene, por kur tensioni është i madh ato shpërthejnë në mënyra të ndryshme.

Dy grupet më fort të identifikuar deri dje kanë qenë ai i Erion Velijat, pjesë të cilit konsiderohet edhe Fatmir Xhafaj, Endri Fuga, Arbian Mazniku, etj dhe nga ana tjetër grupimi i Saimir Tahirit pjesë e të cilit njihet edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Dhe pikërisht kur grupimi i Tahirit ka mbetur pa kokë, grupi i Veliajt duket se ka nisur punën për asgjësimin politik të rivalëve.

Rasti konkret është ai i Drejtorit të Strehimit Social në Bashkinë e Tiranës, Dorian Hatibimi që përmes rrjetit të tij social Facebook ka sulmuar drejtpërdrejtë Bashkinë e Durrës të drejtuar nga Vangjush Dako. Hatibi i referohet në sulmin e tij një aktiviteti ndërkombëtar për arkeologjinë që po zhvillohet në Durrës e që mesa duket bashkia e Vangjush Dakos nuk ka marrë asnjë masë që organizimi t’i përgjigjet nivelit të pjesëmarrësve.

“Bashkia e Durrësit i ka krijuar të gjitha kushtet, që tryeza ndërkombëtare e arkeologjisë që po zhvillohet në Durrës, me disa nga personalitetet më të mëdha të botës akademike në Mesdhe tek Pallati i Kulturës, të duket si e periudhës Antike Romake! Pa drita, pa audio, pa kondicionim! Mbresëlënëse të shohësh profesorët e famshëm të fshin djersët  me dorë, të bëjnë fresk me fletore dhe të lexojnë materialet me dritën e celularit. Arkeologjia prioritet”,- përfundon reagimin e tij drejtori i Erion Veliajt ndërsa e shoqëron postimin e tij edhe me foto nga aktiviteti. Denoncimi qëndron dhe sigurisht që turpi i shkon i gjithë Gjushit të betonit në Durrës. Vetëm se kur bëjnë moral edhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës që firmosin nga mëngjesi në darkë rrënimin dhe shkatërrimin e çdo vlere qytetare dhe arkitekturore të kryeqytetit sigurisht, që postimi në fjalë nuk është veçse treguesit i një përplasje të tufave të egërsirave që po shqyhen mes tyre për pushtet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...