Pa e parë pas hekurave Saimir Tahirin nuk mund të ketë darkë zyrtare me drejtuesit e lartë të politikës gjermane për Edi Ramën. Ka qenë ky mesazhi kyç dhe paralajmërimi që ka marrë Kryeministri gjatë vizitës së tij në Berlin. Siç duket ka qenë kjo arsyeja e nxirjes apo e frymëmarrjes jo normale të tij sot para mediave.
Kanë qenë mediat gjermane ato të cilat kanë konfirmuar braktisjen e Ramës nga të gjithë deputetët e partisë së Kancelares Merkel CDU në darkën zyrtare të shtruar nga ambasada shqiptare në Berlin.
Gazeta e njohur gjermane, Tagesspiegel ka zbardhur detaje nga ajo që ka ndodhur, duke e lidhur lajmin edhe me një parashikim që vetë gazeta bën për vendimin që pritet të marrë Gjermania për negociatat. Pra braktisje totale e qeverisë shqiptare në të gjitha drejtimet.
Tagesspiegel thotë se vendimi i braktisjes së darkës është marrë pas sulmeve të orkestruara në Tiranë kundër Gunther Krischbaum dhe deputetëve të tjerë gjermanë.
Dështim total të një vizite në kryeqytetin më të rëndësishëm të Evropës së bashkuar nuk mund të kishte për një kryeministri, të një vendi që aspiron familjen evropiane.
Gjermania po e thotë qartë: Edi Rama në qeveri dhe Shqipëria në BE janë dy opsione që nuk mund të qëndrojnë me njëra-tjetrën.