Raporti i fundit për lirinë e medias në Shqipëri, është komentuar nga Partia Demokratike e cila ka veçuar rritjen e armiqësisë ndaj gazetarëve nga vetë Kryeministri duke i quajtur ata injorantë, sharlatanë dhe armiq të publikut.
Ndaj, në kuadrin e këtij raporti, Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja e PD Albana Vokshi, njoftoi se PD ka iniciuar një rezolutë kundër gjuhës së urrejtjes nga kryeministri, miratimi në Parlament i së cilës është shumë i rëndësishëm për lirinë e shtypit.