Pas një prezantimi nga Rama, përfaqësues të biznesit të vogël kanë kritikuar Ramën dhe kanë treguar disa shifra që sipas kryeministri janë të pavërteta.
Përfaqësues të biznesit ë vogël e kanë vënë Ramën me shpatulla pas murit, dhe ia kanë thënë në sy se klima e biznesit është shumë e keqe në Shqipëri. Reagimi ishte i ashpër gjatë një takimi që Kryeministri zhvilloi me biznesin e vogël, ku u diskutua për taksën e biznesit të vogël.
“Ne kemi protestuar kemi mbyllur dhe dyqanet se së bashku kemi luftuar në vitin 2013. Ju duhet që të keni kujdes me biznesin, se na thoni jo jeni të këtij apo të atij. Ju lutem largohuni nga biznesi. Në katër vite janë mbyllur 82 mijë biznese. Është e vërtetë, dhe në analizë është se janë mbyllur nga taksat. Ka pasur raste kur një biznes është kontrolluar 16 herë brena një dite. Duhet bërë një projekt, pasi jemi bezdisur nga kontrolle pa asnjë efektivitet. Ne po ta themi në sy duhen rregulluar gjërat, nuk mund të vazhdohet kështu. Klima për të bërë biznes duhet ndryshuar. Kemi gjoba të shpeshta të majme dhe të kota. Besueshmëria e organeve të administratës me biznesin nuk është aty ku duhet. Por të falënderoj për vetëpunësimin, këtë po ta them që është një arritje e madhe”, tha njëri prej biznesmenëve të vegjël gjatë takimit. /55news.al/