Ndërkohë që pritet dhënia e masës për 23 protestuesit e arrestuar të Rrugës së Kombit, është tensionuar situata brenda Gjykatës Së Tiranës. Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë lejuar të futen brenda. Polica e Shtetit ka ushtruar dhunë ndaj deputetit Edmond Spaho, i cili doli i gjakosur para mediave
“Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, tha Sapho për mediat. Deputetët e Partisë Demokratike akuzojnë policinë se i nxiori jashtë me dhunë. Dera e hyrjes në sallën e seancës është thyer.