Taksa për Rrugën e Kombit jo vetëm që për shumicën e shqiptarëve është një tarifë tejet e kripur, por është futur nga qeveria duke shkelur ligjin.
Është ky pretendimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili shprehet se është detyrë e kryeprokurores Arta Marku që ta çojë për kallëzim penal kryeministrin në lidhje me këtë çështje. Vasili shkruan se sipas Kushtetutës, taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore duhet të caktohen me ligj, një veprim të cilin kreu i qeverisë nuk e ka bërë për Rrugën e Kombit.
Statusi:
Kryeministri te ike,prokuroria te filloje ndjekjen penale pasi shkeli kushtetuten per taksen e rruges.
Kushtetuta e shqiperise eshte e qarte si drita e diellit. Ja cthote fjale per fjale:
"FINANCAT PUBLIKE
Neni 155
Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi
prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre
caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese."
Ky dhunues i kushtetutes ja ka vene ne qafe taksen e rruges se kombit njerezve te thjeshte PA LIGJE kuptoni pa ligj.
Ç'pret prokuroria akoma.. apo e kane zene per fyti dhe nuk guxon. E ka me te lehte prokuroria te procedoje e burgose njerezit e thjeshte,ndersa kryeministrin dhunues te kushtetutes nuk e procedon por e mbron dhe i ben sherbim antiligjit.