Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjet denoncimin e qytetarit dixhital mbi mënyrën sesi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, shpërndan kreditë e buta.
“Ja si i shpërndan kredite e buta Lal Plehu apo kryetari bis i Partisë Siçiliste”, shkruan Berisha në rrjetin social, duke publikuar edhe denoncimin e qytetarit dixhital.
Denoncimi
“Pershendetje Doktorr, doja te beni publik nje rast abuzimi flagrant me qytetaret, ne bashkine Tirane. Eshte hapur keto dite aplikimi per kredite e buta, por ne dallim nga vitet e tjera ku bashke me formularin e aplikimit dorezoheshin edhe dokumentat, ne baze te te cilave vendosej kush e meriton e kush jo kredine e but... Sivjet po kerkojne vetem te plotesohen formularet e aplikimit, dhe na thone se do ju njoftojme per dokumentat pasi te shpalleni fitues.. fitues mbi cfar kriteri??? Dmth do ju thone militanteve te vet hajdeni se fituat, o burra plotesoni dokumentat.. keshtu i bie te jete.. Ju lutem bejeni publik rastin sepse eshte nje abuzim i hapur, Sepse numri i kredive qe do te miratohen eshte 500, Ju faleminderit.”