Asamblenë Kombëtare të PS-së ditën e sotme e ka çelur deputetja Elisa Spiropali, e cila është edhe Koordinatore Kombëtare për Bashkëqeverisjen.
Që në fjalën e parë, Spiropali, e cila më shumë është bërë e njohur për shprehjet dhe komentet që i ka bërë kryeministrit Edi Rama, duke e krahasur edhe me heroin tonë kombëtar “Skënderbeun” (që vetëm në sytë e Elisës mund të shohësh ngjashmëri të tillë), sesa për punën që ka bërë, ka sulmuar opozitën.
Ajo u shpreh se opozita nuk ka vizion dhe nuk ka ide, ndërsa u shpreh e kënaqur për punën që ka bërë qeveria e majtë.
Pasi e ndriti kur ishte në krye të doganave për disa vite, Spiropali tashmë është vënë në krye të platformës që Rama e pagëzoi si Bashkëqeverisje me popullin.
Elisa duhet të kishte dhënë shpjegime sesi arriti që të blinte makinën luksoze që mediat para disa javësh e raportuan.
Nga verifikimet që ka bërë 55News.al rezulton se makina e Spiropalit kushton as më shumë e as më pak, por 54 mijë dollarë.
Bëhet fjalë për një “Mercedez-Benz GLA 200”, një makinë luksoze që për aq sa janë rrogat në Shqipëri, duhet shumë vite për ta blerë.
Spiropali ka qenë drejtoreshë e Doganave për dy vjet, duke mos arritur asnjë sukses në këtë institucion, por e kundërta ndodhi në raportin personal. /55News.al/