Ylli Manjani rendit arsyet përse shqiptarët urrejnë politikanët

Saturday, 28 Prill 2018 10:34

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka renditur  12 arsye përse shqiptarët urrejnë politikanët.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit

Në Shqipërinë politike, të rilindur, ndodh që:

1. Amerikën ta njohim si Soros dhe anti Soros.

2. Politika këtu ndahet në forcat Rilindase pro Soros dhe në Frontin e së Keqes anti Soros!

3. Kush nuk është me Rilindjen dhe Sorosin, quhet Rus ose islamist ekstrem!

3. Emri Donald jo gjithnjë është pozitiv. Donaldi “i mirë” është Ai që kap peshq. Donaldi që vetëm ha peshk, shpallet “turp i njerëzimit”. Donaldët e tjerë thjesht hanë përshesh...

4. Bashkimi Europian përfytyrohet vetëm me kaçurrela mavi. Forcat e tjera të vendeve të veçanta janë “Euroskeptikë” që nuk duan “mrekullinë Sorosiste të Rilindjes”.

4. Europa politike na prezantohet si miq të Taulant Ballës dhe të Lulzim Bashës.

6. Opozita, sa here shan qeverinë, del e paguar nga Rusia. Ndërsa qeveria që punon me paret e Rusëve quhet progresiste!

7. Korrupsion bën vetëm opozita, që ska gjë në dorë! Qeveria që i ka të gjitha, bën lobbing! Vilat e qeveritarëve janë me para djerse. Të opozitarëve me korrupsion!

8. E drejtë quhet vetëm ajo që thotë e vendos qeveria. Kush e ka mirë me të, kap ndonjë gjë... Të tjerët i pret burgu!

9. Askush nuk guxon të bëjë cfarë bën qeveria! Pra, nëse dikush do të bëjë të njëjtën vilë si, fjala vjen ajo që ka ndërtuar Kryeministri, ta sekuestron shteti dhe e kthen në depo uji!

10. Pronari nuk ka pronë, por vetëm letra që mund të këmbehen me letra pa vlere.

11. E ardhmja e shoqërisë do jenë LGBT!

12. Lajmet më të besueshme janë ato që dalin nga portale me emrin “mother...” plus një fjalë tjetër , çfarëdo qoftë

Çfarë perversiteti!!!

E thonë pastaj: pse urrehet politika!

Ja përse!

Modifikuar më Saturday, 28 Prill 2018 10:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...