×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Rama sulmon Spiropalin, ku e ka shkelur “Skënderbeun” modern?

Saturday, 28 Prill 2018 12:03

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ka shpërthyer ndaj deputetes Elisa Spiropalit, duke i thënë në sy se nuk e ka bërë detyrën që ia kishte caktuar ai.

Në cilësinë e Koordinatores për bashkëqeverisjen, Rama tha se nga Sipropali ka pritur që ajo t’i thoshte se cilët nga kryetarët e PS-së nuk e ka bërë detyrën, që ai t’i shkarkonte direkt.

Unë prisja nga Spiropali që të thoshte gjërat për të cilat që është zgjedhur. Dhe prisja nga Spiropali se cilët kryetarë partie duhen shkarkuar sot jo nesër për faktin që nuk duan t’ia dinë fare bashkëqeverisjen, me një instrument konkret ta vënë në dispozicion të gjithë njerëzve që rrinë rrugëve për të kapur miq, shok për të marrë një hipotekë. Si mundet që pas 6 muajsh të kemi bashki ku kryetarët e bashkisë se kanë marrë ende vesh se çfarë duhet të bëjnë. Deputetët nuk janë zyra puna, nuk janë në përgjegjësinë që të marrin çdo njeri që ka nevojë për punë ta çojnë në punë dhe ti zgjidhin problemet. Deputetëve duhet t’u jepet mundësia që të kenë pikën e referimit ku të drejtojnë njerëzit”, tha Rama.

Pas një marrëdhënie të mirë mes tyre, ku Spiropali e ka ngritur në qiell Ramën, duke e krahasuar atë me Skënderbeun, duket se tanimë është krijuar krisje e madhe.

Kryetaret ku janë, nuk u kanë dhënë detyrën të merren me punësime, ka që e bëjmë duhen hequr, nuk u ka dhënë njeri detyrën të bëjnë ndërmjetësime, për të rregulluar tërë farefisin, duhen shkarkuar se njerëzit nuk janë qorra e shurdhe dhe nuk u duhet se ca thotë Rama në televizor. Njerëzve nuk u duhet çfarë thotë Rama në televizor apo çfarë thotë ministri për rritjen ekonomike. Elisa nuk e bëri këtë, sepse nuk e ka bërë detyrën si duhet dhe unë shpresoj që ta bëjë”., tha Rama.

Por në fakt, duket se shpërthimi i Ramës ndaj Spiropalit nuk mund të jetë vetëm se ajo nuk paska raportuar se kush nga kryetarët e PS në rrethe nuk ka bërë detyrën mirë.

Sulmi i Ramës për Spiropalin duket se lidhet me llogaritë e vjetra, që datojnë që kur ajo ishte në krye të Doganave.

Edhe largimi i dyshimtë i saj në atë kohë, nuk mund të jetë ndryshe përveç prishjeve të pazareve mes tyre apo mos kryerjen e detyrës që Rama i kishte caktuar për të spiunuar për ecurinë e bizneseve.

Jo më këto Rama ia kishte caktuar këtë detyrë, që në të ardhmen të kishte mundësi për të vënë gjoba ndaj tyre, siç ka bërë çdo herë.

Por përplasja e Ramës me Spiropalin ka si prapaskenë edhe zhvillimet e fundit që po ndodhin në PS-së, ku grupi i kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt po fuqizohet dita-ditës.

Kryeministri Rama duke e ndjerë këtë frikë, kohët e fundit ka filluar që të distancohet nga Veliaj, madje edhe duke sulmuar figura të PS që kanë mbështetur Veliajn.

Përçarja mes Veliajt edhe Ramës ka shkuar deri në atë pikë, sac është vënë seriozisht edhe rikanditimi i tij në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të mbahen vitin tjetër.  /55News.al/

Modifikuar më Saturday, 28 Prill 2018 14:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...