×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Asambleja e PS-së harroi drogën...

Saturday, 28 Prill 2018 12:48

Partia Socialiste dhe kreu i saj, njëherësh edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, përmendi mjaftë aspekte në fjalën e tij gjatë Asamblesë socialiste, por harroi aspektim më kryesor... drogën.

Kapja e 613 kg kokainë në Durrës nuk u përmend në asnjë frazë, as si dështim dhe as si sukses i qeverisë "Rama" nga asnjë ministër dhe as nga vetë kreu i qeverisë.

Gjatë fjalë së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, kryeministri Rama, lëshoi akuza të forta ndaj të djathtës, ndërkohë foli me tone të prera për ecurinë e Vettingut, duke kërkuar që njerëzit duhet të sqarohen mirë lidhur me atë që po bën Vettingu.

“Pallati i drejtësisë po shembet, të korruptuarit brenda pallatit nuk kanë shpëtim, njerëzit po e shohin se si po përshkallëzohet procesi e si po ikin një e nga një ata që e mbajtën peng pallatin e drejtësisë, ne duhet të shpjegojmë se ata nuk shpëtojmë me kaq.

Vetingu është pastrimi dhe vënie e një sistemi drejtësie që jep drejtësi dhe nuk do lërë askënd nga ata që ikin pa e rithirrur për ti thënë ku i gjete paratë. Ashtu si njerëzit përsërisin pse s’bëhet vetingu nga qeveria dhe politika.

Vetingu që po bëhet ka synimin të pastrojë sistemin dhe është sistemi që e bën pastaj për të gjithë, edhe për mua, edhe për këdoqoftë tjetër atë që sot vetingu bën për gjykatësit dhe prokurorët. Duhet të jemi krenarë që PS, që është e vetmja forcë, që mendon dhe vepron si forcë e të ardhmes”,- tha Rama.

“Kur qeveris e djathta mjafton të mos hanë kokrrën e plumbit në protestë, ndërkohë që nga ne njerëzit nuk kënaqen që nuk i vrasim rrugëve, që nuk i dhunojmë verbalisht, por edhe fizikisht, që nuk i trajtojmë si lecka kur vjen puna për të vlerësuar meritat e tyre, kërkojnë shumë më tepër se ne jemi një forcë e të ardhmes, ata janë e së shkuarës”,- tha Rama.

Modifikuar më Saturday, 28 Prill 2018 12:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...