Ferdidand Xhaferri është komanduar në krye të degës së Partisë Demokratike në Durrës.
Në fjalën e mbajtur përpara strukturave të Partisë Demokratike në Durrës, Xhaferri ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Vangjush Dakon për blerjen e votave.
Sipas tij, Rama i trajton qytetarët si objekte të cilët shteti i vërsulet dhunshëm për t’u marrë detyrimet dhe nuk bën asgjë për t’u dhënë shërbime.
“Nuk e mban dot Tahirin, prandaj i mbahet goja kur flet për Tahirin. I mbahet fryma sepse bashkë me Tahirin nuk do të mbajë dot as veten.”, thotë ndër të tjera Xhaferri.
Ai theksoi se, Partia Demokratike dhe strukturat e saj janë ballë-lartë për të shkuar shtëpi më shtëpi dhe të kërkojnë votën e qytetarëve.
Sipas tij, PD është parti për të gjithë shqiptarët ndryshe nga PS-ja e cila ka mendjen vetën të ushqejë oligarkët e saj.
Xhaferri do të zhvillojë me strukturat e partisë edhe disa takime të tjera me qëllim riorganizimin e saj për zgjedhjet e ardhshme.