Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në News 24 se “peshku i madh” që i kërkon Europa, Ramës është ish-ministri i tij i Brendshëm Saimir Tahiri,
Kjo sipas tij, për lidhjet me trafikantët e drogës. Berisha tha se kryeministri Rama u përpoq, që ta zëvendësojë “kokën” e Tahirit me atë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
“Përpjekja për të zëvendësuar Adriatik Llallën me Saimir Tahirin ishte përpjekje për t’ju hedhur hi syve. Për t’ju thënë që ja, këtë kemi peshkun e madh. Prit tani, përsëri tek njëanësia e drejtësisë. Pasi u bë kryeprokuror dhe kryegjykatës Rama mendoi se do të gjejë një tjetër për të zëvendësuar Tahirin, por këtë gjetjen nuk e hëngrën, nuk e pranuan. Adriatik Llalla mund të ketë të meta dhe problemet e veta, le ta gjykojë ligji por deri sot është prokurori që ka hequr më shumë imunitet dhe ka çuar në qeli edhe deputetë”,- u shpreh ish-kryeministri.