Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Egjipt me rastin e takimit të Unionit Parlamentar Mesdhetar, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Parlamentit të Egjiptit, Ali Abdel Aal. " Kënaqësi dhe nder të isha sot me Dr. Ali Abdel Aal Kryetari i Parlamentit të Egjiptit dhe President i PA-UfM në Asamblenë Parlamentare për Unionin për Mesdheun", u shpreh Balliu. Gjatë këtij takimi, deputeti Balliu vlerësoi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Egjipit duke përmendur edhe kontributin historik shqiptar në zhvillimin dhe shtet ndërtimin e Egjiptit.