Pritet të mbahet ditën e sotme Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i cili një ndër çështjet kryesore që do të marrë në shqyrtim janë ndryshimit në Statutin e kësaj force politike. ]
Nëpërmjet një videoje, zyrtarisht PD ka shpalosur risitë e Statutit që do të diskutohet dhe paraqitet për miratim në Kuvend, si më poshtë: Ndryshimet në statusin e PD zgjerojnë demokracinë e brendshme, garantojnë hapjen dhe forcojnë partinë.
Lista e deputetëve kalon në tre filtra:
- Konsultim me anëtarësinë
- Verifikim në Komisionin e Vlerësimit.
- Miratim në Këshillin Kombëtar.
Ndryshimet statusore sigurojnë garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, përfshijnë Kryetarin.
Statusi i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar.
Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore.
Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës.
Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.
Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.
15% e anëtarëve të Këshillit propozojnë kandidatura.