Hapet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ja axhenda

Diel, 29 Prill 2018 10:41

Ka nisur Kuvendin Kombëtar i Partisë Demokratike. Kuvendi u hap nga nga nënkryetari Paloka dhe miratoi rendin e ditës. Kuvendi do të nisë me fjalën e Fato Murraj, si anëtarja më e moshuar dhe do të mbyllet me fjalën e liderit Basha.

Ja axhenda e plotë

1. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka hap Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

2. Fato Murraj anëtarja më e moshuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

3. Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “’Rugën e Kombit”, bashkë me deputetin Flamur Noka në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

4. Mënyre Lila, familjare nga Kavaja, i është hequr ndihma ekonomike. Jeton pa të ardhura, me bashkëshortin, vajzën e divorcuar dhe mbesën me aftësi të kufizuara. Së bashku me deputeten Grida Duma, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

5. Uran Kostreci, ish-i përndjekur, së bashku me deputetin Enkelejd Alibeaj, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

6. Xhovana Bala, anëtarja më e re e Kuvendit Kombëtar, së bashku me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

7. Flet kryetari i PD, Lulzim Basha

8. Pas fjalimeve Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm prezanton statutin e ri dhe pastaj nisin diskutimet mbi të.

Login to post comments