Tritan Shehu: Statuti i hap rrugën dialogut me elektoratin

Diel, 29 Prill 2018 19:20

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka përshëndetur ndryshimet e Statutit të ri të Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetin social ai vlerëson se këto ndryshime i hapin rrugën një procesi dialogu me antarësinë e elektoratin.

Postimi i Shehut:

Gjykoj se Kuvendi i PD i zhvilluar sot i realizoi objektivat e tij:

Se pari miratoi ndryshimet ne Statutin tone, ndryshime qe synojne te zhvillojne me tej demokracine e brendeshme dhe te bejne me te lehte bashkejetesen ne parti te anetareve apo grupeve, qe per aresye te ndryshme kane disidenca, jo ne linjat baze keto, me pjesen tjeter.

Gjithashtu keto ndryshime synojne te forcojne e konsolidojne me tej instrumentat statuore qe te shtojne kontrollin mbi individet drejtues dhe te bejne te detyrueshme marjen e vendimeve kolegjiale per ceshtjet me te rendesishme.

Ne terresi keto shkojne paralel me ate qe eshte esenciale, forcimin e rolit te antarit te PD dhe strukturave bazale te saj.

Ne Statut gjithashtu per here te pare konsolidohen disa parime te qarta te djathta e konservatore ne mbrojtje te vlerave, buke filluar nga ato qe lidhen me familjen, femijet e me tej me pronen, tregun, te drejten, orientimin politik etj.

Te gjitha keto bejne qe ky Statut te jete me i avancuari e me demokratik ne te gjithe spektrin politik shqiptar, nje premise kjo per te sotmen e te nesermen e PD dhe te demokracise sone ne pergjithesi.

Se dyti ky Kuvend i hap rruge nje procesi dialogu me antaresine e elektoratin, ristrukturimi e zgjedhje te brendeshme ne PD, pikerishet bazuar mbi keto principe tashme te sanksionuara.

Jane te gjitha keto qe e bejne kete Kuvend e vendimet e tij tejet te rendesishme, vecanerisht ne gjendjen e veshtire te vendit e pritshmerise se larte per ndryshime politike te thella.

Video

Login to post comments