“Me kete statut fuqizohet anetaresia e partise dhe organet e saj drejtuese, duke u dhene me shume kompetenca ne vendimmarrjet e partisë”. Kështu e cilëson votimin e sotëm, Fatbardh Kadilli, i cili tregon dy anët pozitive të statutit të ri. Në njërën anë, shkruan ai, shton demokracinë brenda partisë e në anën tjetër zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar. “Demokratet Kuvenduan hapur mes tyre dhe ne sy te shqiptareve nepermjet mediave. Degjimi me respekt dhe seriozitet edhe i mendimin kritik dhe atij kundershtar tregoi ndryshimin e madh mes nesh dhe socialisteve (e mbani mend se si s'u lejuan as celularet te filmonin fjalimin e Blushit kunder Rames ne Kongres)” shkruan Kadilli.
Më poshtë efektet pozitive të STATUTIT TË RI:
1. Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga Kryetari i Partisë.
2. Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.
3. Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me "nje anëtar, nje votë" nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.
Statuti i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar:
1. 15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.
2. Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore
3. Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës
4. Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.
5. Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.